Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndërtohet një shkollë profesionale për sektorin e peshikimit.

Ndërsa mori pjesë në prezantimin e buxhetit 2022 për këtë sektor, Rama tha se duhet të përqëndrohen më shumë investimet në peshkim pasi sipas tij pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave.

Na duhet një shkollë që të ndërtojmë shkollën profesionale në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën. Këtu është ideale 2 ditë anije tre ditë në klasë për të krijuar gjithë e re të kapitenëve shqiptar e të teknikëve shqiptar. Duhet të përcaktojmë ku është vendi i duhur për shkollën dhe të fillojmë punën.

Janë të lidhur më portet me kompanitë dhe fillojnë punën direkt. Do duhet që të transferohet në një brez tjetër. Duhet të kemi një gjeneratë të re ajo që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve.

Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve. Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave,- tha Rama.

Radari.al