Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Raportohet se një 22-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë veten me thikë. 

Familjarët e së resë e kanë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak:

Më datë 20.11.2021, në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Radari.al