Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë në Forumin “E ardhmja e Demokracisë” në Lituani.

Ministrja Spiropali ka postuar në rrjetin social Facebook, foto krah nënsekretares së shtetit amerikan për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut Uzra Zeya.

Ky forum, ku Shqipëria përfaqësohet nga ministrja Spiropali është një organizim prezantues përpara zhvillimit të Samitit për Demokraci, iniciativë e Presidentit Joe Biden i cili do të zhvillohet në datat 9-10 dhjetor.

Statusi i plotë i ministres

Vilnius, Lituani | Me Nën Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya, në Forumin “E Ardhmja e Demokracisë” në përgatitje për Samitin e Demokracisë, iniciative e Presidentit Biden ku Shqipëria është e ftuar si partnere e besuar dhe e sigurt në betejën e përbashkët për proceset demokratike në botë.

Presidenti amerikan Joe Biden, po përgatitet që të mbajë një premtim të fushatës elektorale, duke mbledhur për herë të parë në fillim të dhjetorit një grupim virtual prej mbi 100 udhëheqësish botërorë në “Samitin për Demokracinë”, pjesë e të cilit do të jetë edhe Shqipëria.

Angazhimi i administratës Biden ndaj samitit mbi demokracinë, sinjalizon dëshirën për një unitet më të madh demokratik, si dhe për përgjegjësinë unike të Shteteve të Bashkuara përtë bërë bashkë vendet që bartin të njëjtat vlera dhe ide.

Në këtë Samit, vemendja dhe përkushtimi do t’i dedikohet mbrojtjes kundër autoritarizmit, luftës kundër korrupsionit, dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Radari.al