Deputeti i Flamur Noka, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, deklaroi se vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar Berishën, ishte një vendim për të asgjësuar Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio ai theksoi se kryedemokrati Basha i ndodhur para një vendimi të tillë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Pas vendimit të marrë nga Basha jo thjesht për të përjashtuar Berishë, por për të asgjësuar PD-në. Një vendim për ta kthyer partinë në një kioskë e shoqatë. Ia kam komunikuar qëndrimin tij. Basha nuk është lider. Çdo drejtues i një force politike që e ndjen atë forcë politike, përpara një vendimi për të asgjësuar forcën e tij politike , duhet të merrte një vendim për tu larguar vetë”, u shpreh ai.

I ndalur tek mbledhja e firmave, Noka tha se është njoftuar siç thotë statute dhe të gjitha formularët janë depozituar tek Këshilli Kombëtar  duke zbatuar statutin.

Po ashtu si theksoi se në daljet e tyre, sekretari i PD Gazment Bardhi dhe kryedemokrati Bashi kanë tentuar të manipulojnë demokratët duke mos lexuar statutin e 2021.

“Statuti 2021 përcakton qartësisht. E kemi parë Bashën të na lexojë statutin e 2010. Për të mashtruar shqiptarët kanë lexuar edhe rregulloren e asaj kohe. Përse Basha dhe Bardhi nuk lexuan statutin e 2021? Sepse kanë tentuar të manipulojnë dhe gënjejnë demokratët”, tha më tej Noka.

Më tej ai shtoi se ‘foltorja’ është mundësi për të shpëtuar opozitën dhe se sipas tij, vendimi i Bashës detyroi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe një pjesë të deputetëve që iu bashkuan për të mos lejuar PD që të kthehet në shoqatë.

Pas këtij vendimi lind nevoja që kjo forcë të mbahet në këmbë dhe të mos lejohet të kthehet në shoqatë. Kjo e detyroi Berishën dhe një pjesëë të deputetëve të mblidheshim. Kjo ishte immediate për të shpëtuar PD, për të mos lejuar partinë të kthehej në një apendiks të Rilindjes dhe Ramës”, tha ai.

Radari.al