Deputeti Flamur Noka ka nxjerrë në dritë disa sekrete për Lulzim Bashën në kohën kur janë mbajtur zgjedhjet për kreun e PD pas humbjes së 25 prillit.

Në një intervistë për “Politico” Noka deklaroi se Basha e kishte marrë në telefon sapo kishte marrë vesh që në garë për kreun e PD ishte edhe Agron Shehaj, ndërsa shton se i janë dridhur këmbët.

Ai shton se një njeri që i dridhen këmbët para Shehaj, nuk mund të përmend dot Sali Berishën.

Agron Shehaj ishte një nga kandidatët. I janë dridhur këmbët Lulzim Bashës që nga momenti që ka dalë emri i Agron Shehaj në garë deri ditën e fundit. Më ka marrë në telefon dhe më ka habitur. Se di sesi mund të ishte i tmerruar, ishte investimi i tij për deputetin e ri pa një karrierë, pa një emër të madh të krijuar në politikë…nuk e di. Ishte i tmerruar. Mendoni që një njeriu që i dridheshin leqet e këmbëve para Shehaj, mund të përmendë Sali Berishën?”, tha në fjalën e tij Flamur Noka.

Radari.al