Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se nesër do të mbahet Foltorja e radhës.

Berisha me anë të një postimi se nesër foltorja do të mbahet në orën 17:00, në Hotel Rogner, , do të mbahet foltorja me Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë.

“Njoftim! Diten e diele, me 21 Nentor, ora 17:00, ne Hotel Rogner, salla Antigonea, do te mbahet foltorja me Lidhjen Demokratike te Gruas se Shqiperise.

Ftoj grate demokrate te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb” njofton Berisha.

Kujtojmë që dje kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, në një intervistë në lajmëroi se 70%  e grave në organizatën që ajo drejton do jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha.

Radari.al