Dymbëdhjetë vjet më parë, u shpall qyteti më i shëmtuar në botë, por falë atij publiciteti negativ, turistët u çmendën pas tij. Është qyteti belg i Charleroi i cili ndodhet në provincën Hainaut dhe është një nga qytetet më të populluara në vend.

Pasi mediat raportuan një herë se një gazetë holandeze e shpalli atë qytetin më të shëmtuar në botë, ky qytet i Wallonit shfrytëzoi rastin për të kthyer publicitetin negativ në favor të tij dhe për të modernizuar ofertën e tij turistike.

Charleroi është i njohur për punimet e hekurit dhe minierat e qymyrit, dhe pamjet e tij, të mbushura me ndërtesa të vjetra, industriale, tregojnë histori qytetit në të cilën shumë fabrika i mbyllën dyert e tyre qysh në vitet 1950. Megjithatë Charleroi ka filluar një lloj transformimi në dekadën e fundit, pasi mori titullin famëkeq. 

Gjegjësisht, pasi gjithnjë e më shumë theksi i kushtohet turizmit në këtë qytet industrial, vitin e kaluar qyteti publikoi një udhëzues të ri zyrtar turistik në frëngjisht, holandisht dhe anglisht,

Radari.al