Spitali Rajonal Vlorë ka reaguar pas lajmit që qarkulloi se ka rënë flakë në repartin e Kirurgjisë së Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale spitali sqaron se nuk ka rënë zjarr në asnjë repart, por është djegur një aspirator te një tualet në dhomën e një pacienti, teksa sqaron se nuk ka asnjë pasojë.

“Nisur nga lajmet e publikuara ne disa media, Spitali Rajonal i Vlores siguron se nuk ka rene zjarr ne asnje repart te spitalit dhe nuk ka asnje problem per pacientet.

Episodi ne fjale eshte djegia e nje aspiratori te nje tualeti ne dhomen e pacientit, pa asnje pasoje.

Marrja e masave per lajmerimin e personelit te specializuar zjarrefikes eshte pjese e protokollit te institucionit.

Spitali Rajonal Vlore eshte ne funksion te plote ne sherbim te pacienteve” thuhet në njoftim.

258233320 5277436875604484 7401916476297312905 n
Radari.al