VLORË

Një i mitur ka humbur jetën në një ngjarje aksidentale në Vlorë. Mësohet se i mituri, 1 vjeç, është prerë me xham në qafë dhe megjithëse është transportuar në spital nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia thotë zyrtarisht se rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Radari.al