Mbledhja e kryesisë në degën e Partisë Demokratike Dega Kurbin është shoqëruar me debate dhe tone të larta mes anëtarëve dhe kryetarit degës.

Anëtarët kërkuan që të respektohet vullneti i demokratëve për të shkuar në kuvendin e 11 dhjetorit, pasi 80 % e tyre kanë firmosur për thirrjen e kuvendin kombëtar.

Anëtarët dhe kryetarët e grup seksioneve kërkuan nga Kryetari i PD-së Kurbin që të mbajë të bashkuar delegatët dhe anëtarët e saj, si edhe të mos krijojë përcarje.

Kryetari i  PD-së në Kurbin, Bujar Haxhiu mohoi akuzat e ngritura ndaj tij se mund të ketë ndikuar në lidhje me firmosjen e anëtarëve të kryesisë.

Vladimir Korriku, anëtarë i kryesisë dega Kurbin pohoi faktin se mbi 80 përqind e delegateve të kuvendit kanë firmosur me vullnet të lirë.

Korriku shprehet i indinjuar ndaj analizave të pa baza të drejtuesit politik Agron Gjekmarkaj.

Gjithashtu i pranishëm ka qënë dhe Bardh Rica ish- Kryetar i Bashkisë Laç.

Ndërkohë të revoltuar nga një lum akuzash, disa prej anëtarëve të kryesisë thyen një banderolë me foton e Lulzim Bashes në formë revolte kundër ofendimeve që ky që ky i fundit u ka berë bazës së partisë, duke i cilësuar si rrugaç dhe llumi i PD.

Burimi: CNA.al

Radari.al