Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i ftuar sot në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ foli për karrierën e tij politike, jetën në skenë dhe familjen/ Mirëpo gjatë intervistës, Isai u ndal edhe tek marrëdhënia e veçantë që ka me dy aktorët e humorit, Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun.

Isai ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e portaleve për një zënkë mes tyre duke e konsideruar si vëlla Besin dhe se gjithçka u mbyll pasi morën drejtime të ndryshme.

“Me Besin kam 17 vjet dhe nuk janë pak. Dje u takuam se kishte një aktivitet personal, u takuam me Besin dhe Olsin. I kemi raportet njësoj, mbyllja e rubrikës në ‘E diela Shqiptare’ erdhi natyrshëm se unë zgjodha drejtim tjetër, Besi zgjodhi drejtim tjetër, Olsi po ashtu. Nuk janë të vërteta çfarë thuhet në portale”.

Më tej, pjesë e një loje nga moderator Alban Musa, ai përshkroi me një fjalë disa personazhe, ndërsa te Jul Deda u ndal duke sqaruar edhe marrëdhënien e tyre pas debateve politike me njëri-tjetrin.

“Jul Dedën nuk di si ta përshkuaj kemi pasur disa përplasje virtuale politike. Vazhdoj të kem konsiderat për familjen Deda, për Marjon dhe për Zefin”.

Radari.al