Konkurrentja e Big Brother VIP, artistja Fifi është komentuar shumë në rrjetet sociale për shpërthimet e saj emocionale dhe sjelljen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar, ashtu si ata që e kanë mbështetur.

Njëra prej tyre është edhe mikesha e saj Morena Taraku, e cila në një story ka shprehur suportin e saj ndaj Fifi-t.

“DOJA THJESHTË TË SHKRUAJA DIÇKA PËR TY, JO PËR FIFIN QË NJOHIN SOT NJERËZIT DHE KËNGËT E SAJ, POR PËR FIFIN QË NJOHIM NE SHOQËRIA E SAJ MË SHUMË SE 15 VITE. UNË TË NJOH MIRË DHE NUK JAM E VETMJA…NJOH BRENDËSINË TËNDE TË SHPIRTIT, ATË BRENDËSI QË KRIJON KËNGË PËR DASHURINË, ATË COPË SHPIRTI QË JEP DASHURI TË PA FUND, ATË FIFIN QË PËR PAK DERDH LOT SE BRENDA SAJ KA NJË SHPIRT PLOT NDJENJA. DIAMANTET THONË QË T’I MARRIN SYTË POR VLERA E SAJ KUSHTON, EDHE SHPIRTI I NJË ARTISTI KA VLERA DHE NDJENJA QË BOTA E JASHTME NGANJËHERË NUK I KUPTON E NA QUAJNË TË MARRË. DITA BRENDA ËSHTË E GJATË, E DIMË VETËM ATA QË E KEMI PROVUAR TË JEMI PJESË E NJË SPEKTAKLI, SEPSE 24 ORË BRENDA JANË SIKUR 20 DITË JASHTË E EDHE MË TË VËSHTIRË E BËJNË KAMERAT E NJERËZIT QË NUK NJOHIM ATY, DHE SECILI MUNDOHET TË NXJERR NË PAH DIÇKA TË BUKUR NGA VETJA E NUK MENDON SE SA LËNDON TJETRIN…TI JE FIFI QË SHPËRTHEN NË TË QARA E NË TË QESHURA SEPSE BRENDA TEJE NUK KA FILTERA SE TI JETON BRENDA BOTËS TËNDE…NË BOTËN E ARTIT REFLEKTORËT DHE KAMERAT MARRIN SHUMË COPA TË SHPIRTIT TONË ME VETE SA HERË NDIZEN E FIKEN DHE KËTË PAK NJERËZ NË BOTË E KUPTOJNË. E PËR FAT TË KEQ PRESIN QË NE GJITHMONË TË JEMI TË BUZËQESHUR…POR JA QË EDHE NE DIMË TË QAJMË E TË HIDHËROHEMI, JEMI TË GJITHË NJËSOJ, VETËM SE TË METAT TONA GJYKOHEN SEPSE SHIHEN NË PUBLIK, KURSE TË TJERËT JETOJNË JASHTË KAMERAVE”, KA SHKRUAR TARAKU.

Radari.al