Paraditen e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ është zhvilluar një marshim paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Pjesë e këtij marshimi ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila theksoi se vrasja e 8-vjeçarit, është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë. Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur, dhe nuk është një vendim i cili duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.

“Patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla, ndërsa shtoi se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve.

Radari.al