Kryeministri Edi Rama është takuar  me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.

Gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rama ka  shprehur mirënjohjen Austrisë, si mbështetëse e palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

Radari.al