Në qendër të vëmendjes për disa ditë radhë ka qenë ish-futbollisti që u bë pjesë e “Big Brother VIP”, Kledi Hysa. Ky interes ishte për shkak të jetës së tij private, ku vetë ai ishte konfuz me deklaratat e dhënë për bashkëjetuesin e tij.

Shumë pak nga banorët e dinin se ai bashkëjeton prej gjashtë vitesh me partneren e huaj që ka jashtë. Por në të njëjtën kohë i ka shprehur publikisht pëlqimin këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj.

Ndërkohë ditën e djeshme, ai ka zbuluar një tjetër detaj për veten, që askush nga banorët brenda në shtëpi nuk e dinte. Gjatë provës javore, ai zgjodhi të tregojë një sekret para të gjithëve. Hysa tha se fle natën pa të mbathura.

“Kam një sekret. Fle pa të mbathura!”,- u shpreh ish-futbollisti.

Kjo deklaratë u shoqërua me të qeshura e madje edhe me komente të tilla si ‘Jua kam thënë që është i rrezikshëm ky!” (Beatrix).

Kledi tregon sekretin e tij para të gjithëve, Beatrix mbetet pa
Radari.al