Tetë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 41-vjeçari G.P., pasi në rrugën “Myslym Shyri” për motive të dobëta ka goditur me grushte 3 qytetare.

Gjithashtu policia njofton se në pranga ka rënë edhe 48-vjeçari Sh.Q., pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Në pranga ka rënë edhe 41-vjeçari L.N., pasi në një stacion autobusi i ka vjedhur telefonin shtetases S. P., 20 vjeçe.

Gjithashtu nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B., dhe më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.;

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. I., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. M., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa lejen përkatëse;

– F. Xh., 47 vjeç; A. Gj., 52 vjeç dhe Xh. V., 61 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Radari.al