Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh dje se Sali Berisha duhet ta mbyllë me dinjitet betejën e tij dhe të largohet nga politika.

Pas kësaj deklarate të Dumës, ka ardhur reagimi i revoltuar i aktivistes Evi Kokalari, e cila është bërë pjesë e ‘Foltores’ së organizuar nga Sali Berisha.

Ajo shkruan se PD-së do t’i kthehen gratë me integritet si Jozefina Topalli dhe politikane si Grida Duma do largohen se po e shkatërrojnë partinë.

Jo vetëm kaq, por Kokalari e ka ftuar edhe në një debat televiziv Dumën.

“Hipokrite. Nga hiçi erdhe ti dhe të bëri Sali Berisha, dhe ti prapë vazhdon i bie mbas kraheve.

Nëse një vajzë e re ka nevojë për mbeshtetje në politike, ti drejtohet grave me integritet si Jozefina Topalli. Çfarë mund të mesojnë nga ty, s’ke asnjë fitore tënde, vetëm humbje, hipokrizi dhe imoralitet.

E pra, PD-në se shkaterron dot ti. Dhe për Berishën gabim bën qe vazhdon flet.

Së shpejti gratë si Topalli do kthehen në PD e do e riformojnë ashtu siç duhet.

Se çfarë thua për mua pak rëndësi ka. Në se do të ballafaqosh fakte, të ftoj për një debat televiziv.”, shkruan Kokalari.

Radari.al