Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka përmes një postimi ka bërë thirrje që të votohen nga gjithë anëtarësia Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Sipas Palokës duhet ta zgjedhë anëtarësia se kë dëshiron të ndjekë dhe cili fiton besimin e shumicës.

Paloka thekson se në këtë moment rëndësi ka të mos dëmtohet partia dhe të mos bëhen truke që do i shërbejnë vetëm Ramës.

Postimi i plotë:

Sot eshte me se e qarte se ne PD jane krijuar dy pale te cilat me luften mes tyre, sa me shume zgjatet , aq me shume e demtojne PD! Kush ben sikur nuk e sheh kete realitet, fsheh koken si struci me absurdin se “ cfare nuk e shoh une, nuk eshte duke ndodhur” nderkohe qe demokratet po hane njeri tjetrin.

E vetmja zgjidhje sot eshte VOTA!

Te votohen nga gjithe antaresia Sali Berisha dhe Lulzim Basha ! Le te zgjedhe antaresia se ke deshiron te ndjeke . Dilni ne shesh te burrave e matuni! Pas kesaj , te rifillojme betejen me armikun e vertete! 

Kush fiton , te na prije. Kush humbet , le te krijoje fraksionin e tij ne PD e te prese deri sa te fitoje besimin e shumices ! Vetem keshtu do mbetemi bashke te gjithe. 

Demokratet e bashkuar dhe fitorja e PD jane te vetmet deshira e qellime te demokrateve te thjeshte, qe e duan dhe kane lidhur jeten me PD!
Rruget e tjera , e per me teper hilet e truket per te mos u ballafaquar me realitetin qe zgjasin agonine dhe percajne edhe me shume demokratet i sherbejne vetem shkatrrimit te PD, i sherbejnë.

Radari.al