Sekretari në largim i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka tentuar të justifikohet sot, pas demaskimit që i bëri mbrëmjen e djeshme, në një studio televizive, Gent Strazimiri.

Strazimiri tha, se Bardhi ka qenë i pasinqertë, dhe se ka propozuar që Kryesia të mos merrte vendim.

Edhe z.Bardhi vetë nuk është i sinqertë dhe kur del e flet, tjetër qëndrim kishte në Kryesi, tjetër gjë propozoi dhe tjetër gjëje iu bind zotit Basha dhe jashtë çdo rregulli e hodhi në votim. Ka thënë shqip pastër dhe bukur, Kryesia nuk është e shtrënguar të marrë vendim, mirë do të ishte të kishim një periudhë reflektimi. Basha ndërpreu fjalimet menjëherë”, ka deklaruar Strazimiri.

Ndërkohë, sot Bardhi ka sqaruar qëndrimin e tij në mbledhjen e Kryesisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se qëllimi i tij ishte bashkimi dhe jo përçarja.

Por, pas këtij postimi, demokratët kanë shpërthyer në komente kundër Gazment Bardhit, ndërsa i kujtojnë se Kuvendi është në 11 dhjetor.

O Gazi iku koha e Lulit”-shkruan një komentues.

Më tej, një tjetër shkruan “Kuvendi është në 11 dhjetor”.

Po ashtu një tjetër shkruan “11 dhjetori duhet të ndajë shapin nga sheqeri”.

Gjithashtu një qytetar shkruan “Ne njohim vetëm Kuvendin e datës 11 dhjetor”.

Nëse nuk doni përçarjen, ejani në Kuvendin e datës 11 dhjetor”-shkruan një tjetër komentues.

Më poshtë disa nga komentet në faqen e Gazment Bardhit në rrjetet sociale.

Radari.al