Adis Patushi, kushëriri i konkurrenti të Big Brother Kledi Hysa, ka reaguar në lidhje me akuzat e shumta në rrjet ndaj tij pasi doli në një takim me Beatrix Ramosaj ndërkohë që ka një lidhje jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kledi u sulmua ashpër nga publiku pas shfaqi paqartësi në atë që thoshte, teksa me apo pa dashje ishte përfshirë në një trekëndësh, lidhja jashtë, flirti me Arjolën dhe pëlqimi për Beatrix.

“Të jesh i sinqer, nuk do të thotë të mos kesh paqartësi, përkundrazi të pranosh paqartësitë është pjesa e të vërtetës. Jeta lëviz, emocionet lëvizin. Mendimet po ashtu. Askush nuk e ndal dot këtë gjë. Përveçse të tregoj natyrshëm se si rrjedh. Paqartësitë nuk na bëjnë më të dobët. Ato janë rrugëtimi që nesër të shkojmë te e qarta”, shkruan Adis Patushi.

Ky i fundit është edhe bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Adrola Dushi.

Historia e tyre u kthye në vëmendje pikërisht pasi disa media rikthyen situatën e krijuar disa vite më parë, kur Kledi u përfol me një romancë me Kristina Bakiun, shoqen e ngushtë të Adrola Dushit.

Radari.al