Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut si pasojë e shirave intensivë në rajonin British Columbia në jugperëndim të Kanadasë, një person ka humbur jetën dhe në rajon është shpallur situatë emergjente.

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat intensivë të cilët kanë qenë efektivë në periudhën 13-15 nëntor në British Columbia, bëhet e ditur është bllokuar trafiku rrugor që lidhin zonën Lower Mainland me pjesët e brendshme të rajonit.

Në British Columbia një grua ka humbur jetën duke mbetur nën rrëshqitjet e dheut ndërsa nuk ka asnjë lajm për dy persona të tjerë.

Zyrtarët e qeverisë federale njoftuan se personeli ushtarak ka evakuuar qindra persona.

Kryeministri i rajonit British Columbia, John Horgan, njoftoi se në rajon është shpallur situatë emergjente.

Horgan tërhoqi vëmendjen se në kuadrin e situatës emergjente do të zbatohen kufizimet për udhëtimin në mënyrë që të dërgohen më shpejt shërbimet emergjente dhe mjekësore për personat në nevojë.

Në ditët e ardhshme, Horgan paralajmëroi se mund të ketë viktima të reja, duke shtuar se fatkeqësia e përjetuar është e llojit që ndodh një herë në 500 vjet.

Duke bërë të ditur se në dy vitet e fundit kanë fituar përvoja të ndryshme në vështirësi të papritura si zjarre, përmbytje dhe në sektorin e shëndetësisë, Horgan deklaroi se nën ujë ka mbetur një pjesë e qytetit Merritt, popullata e të cilit është evakuuar për shkak të thatësirës në 6 muajt e fundit.

Më tej Horgan, vuri në dukje se duhet të fillojnë të përgatiten për një të ardhme ku ngjarje të tilla do të përjetohen më shumë.

Radari.al