Mbrëmjen e së martës, Graniti ka qenë i ftuar në spektaklin e “Big Brother VIP”, ku ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Fifin.

Ai ka deklaruar se derisa ishte brenda, ka sakrifikuar për Fifin. Madje, ai tha se ka qëndruar me një person që dikur ka pasur probleme mendore.

“Graniti është kritikuar, por ai zgjodhi t’i qëndronte afër një personi që dikur ka pasur probleme mentale, ku edhe e kemi parë që asaj i ka dalë gjak nga hundët dhe goja”, ishte deklarata e Granitit.

Po ashtu, Graniti gjatë spektaklit zbuloi se Fifi kishte pasur telashe me shëndetin. Ai tha se Fifi ishte rrëzuar dhe ka pasur gjakderdhje nga hundët.

Sipas tij, kjo ishte arsyeja pse ai “sakrifikoi” për Fifin.

Ndër të tjera, Graniti deklaroi se produksioni nuk i kishte publikuar këto momente kur Fifi kishte pasur probleme shëndetësore.

Radari.al