Dy aksidente brenda pak minutave kanë ndodhur në Elbasan dhe Durrës, ku për pasojë kanë përfunduar në spital dy të rinj.

Në Durrës një automjet tip “Ford” që drejtohej nga 25 vjeçarja T.Q është përplasur me trafikndarësen, e për pasojë ajo është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen. Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pothuajse në të njëjtën orë në aksin Elbasan- Tiranë një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi M.H, 25 vjeç ka pësuar lëndime të lehta.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, bën me dije policia.

Radari.al