Rreth 10% të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë dhënë dorëheqjen nga funksioni gjatë tre viteve të fundit, për shkak të frikës dhe për të evituar përballjen me procesin e Vettingut, në një kohë kur gjysma e magjistratëve ende nuk i janë nënshtruar filtrit të Vettingut. Shqiptarja.com sjell sot listën me emrat e 78 gjyqtarëve, prokurorëve dhe disa ndihmës ligjorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen, për të evituar kryesisht verifikimin e pasurisë dhe publikimin e konkluzionit për pasurinë. Për rrjedhojë, në zbatim të ligjit të Vetingut nr. 84/2016, Komisioni i Vettingut i ka përjashtuar të dorëhequrit me 15 vite nga e drejtat për t’u bërë pjesë e drejtësisë.

Mes të dorëhequrve janë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar për fshehje pasurie, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, vëllai i Lulzim Bashës, Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese si Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi. Kanë dhënë dorëheqjen kryetar gjykatash dhe prokurorie, emra të njohur të drejtësisë si Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Mimoza Brahimi, Agim Bendo, Astrit Haxhialushi etj.

Numri i të dorëhequrve pritet të shtohet deri në dyfishim në kushtet kur më shumë se sa gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk janë thirrur ende për t’u njohur me dosjet. Në vitin 2016, ish drejtuesi i misionit të EURALIUS në Shqipëri, Rainer Deville, paralajmëroi se 10 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jepnin dorëheqjen.

Edhe në Kosovë 10% dhanë dorëheqjen. Nëse marrim me mend që edhe në sistemin tonë numri i të dorëhequrve do të jetë 10%, atëherë 10% do të largohen, pra nga 800 njerëz do të largohen 80, të cilët do të na duhet t’i zëvendësojmë”, është shprehur Deville.

Të dorëhequrit nga drejtësia për shkak të Vettingut:

Ermira Tafani, Prokurore Elbasan

Armarda Xhaferri, Prokurore Elbasan

Ergys Selamani, Gjykata e Fierit

Arben Mullaj, Gjykata e Tiranës

Ardian Kalia, Gjykata e Tiranës

Piro Sota, Gjyqtar i Fierit

Lual Lusha, Gjykata e Kavajës

Agron Gjana, prokuroria e Durrësit

Ahmet Metaliaj, Gjykata e Tiranës

Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës

Granit Shahu, prokuror i Tiranës

Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës

Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës

Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë

Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,

Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

Agim Dilka, prokurori në Elbasan

Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

Fran Prendi, Gjykata Speciale

Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

Adrian Nezha, prokuror Tiranë

Ermir Beta, prokuror në Berat

Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

Merita Xhani, Gjykata Durrës

Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Gent Pejon, ndihmës ligjor

Donika Pahumi, ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme

Elona Shehu, ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme

Radari.al