Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën për shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

Në përfundim të kësaj seance pritet që të merret vendimi final për zgjedhjet lokale, të cilat janë quajtur të paligjshme nga opozita.

Avokati i Jordan Daci, i cili mbron interesat e Shoqatës së Bashkive, institucion i cili ka depozituar padinë për pavlefshmërinë e zgjedhje, në seancë është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të injorojë opinionin e Komisionit të Venecias.

Lidhur me opinionin e marrë nga gjykata, opinioni nuk është detyrues. Ne mendojmë që në tërësi raporti ka pasur pjesë që janë kontradiktore. Thuhet që Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për sa i përket shqyrtimit të procesit zgjedhor.

Ne nuk jemi marrë vetëm me procesin, por në disa aspekte si respektimi i lirive dhe drejtave themelore të njeriut. Nëse ne i referohemi parimin e proporcionalitetit, komisioni ka dështuar në përgjigje. Ne gjykojmë që Komisioni i Venecias e ka gabim kur thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka këtë kompetencë. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese këtë kompetencë kush mund ta ketë”, është shprehur Daci.

Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kuvendit Mimoza Arbi është shprehur se “bojkoti i zgjedhjeve nuk mund të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë anti-kushteturse shtyrjen e zgjedhjeve”.

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të drejtuar nga Voltana Ademi, për shpalljen anti-kushtetuse të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

Në seancën e sotme do të verifikohet gjithashtu edhe mënyra e regjistrimit të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e “30 Qershorit”.

Radari.al