Monika Lubonja dhe Donald Veshaj duket se janë “armiqtë e përbetuar” në “Big Brother VIP” ku momentalisht, pas ngjarjeve të ndryshme kanë ndërprerë edhe komunikimin me njëri-tjetrin.

Aktorja nuk ka lënë gjë pa thënë për Donaldin, duke shfrytëzuar çdo bisedë me banorët e tjerë për të ofenduar atë.

Por në asnjë moment, që prej një muaji në të njëtën shtëpi, aktorët nuk kanë treguar se njihen me njëri-tjetrin e madje kanë patur dalje publike për një kohë të gjatë së bashku, në “Danc with Me 5”, në TV Klan, moderuar nga Alketa Vejsiu.

Për gjysmë viti, Monika Lubonja dhe Donald Veshja kanë qenë partner kërcimi në këtë spktakël, ku falë performancës së mirë me njëri-tjetrin arritën deri në finale.

Por kjo “kimi” mes aktorëve nuk po reflektohet në “Big Brother” dhe fakti që po e mbajnë të fshehtë njohjen jashtë këtij reality shoë ngre dyshime.

A është gjithë kjo zhurmë dhe rrëmuje vetëm një lojë me skenar?

Radari.al