Trualli në të cilin është ndërtuar kjo shtëpi e bukur ka një formë drejtkëndëshe prej 860m2 dhe ndodhet në kodrat e qytetit italian të Torinos

Shtëpia ka një pamje prej 270 shkallësh të fushës poshtë saj dhe të gjithë qytetit, duke e bërë atë një oazë të vërtetë për të jetuar në natyrë.

Vila mbështetet në një themel betoni të armuar, ka një fasadë guri dhe shtrihet në dy kate mbi tokë së bashku me bodrumin.

Kjo rezidencë është e shpërndarë në tri nivele. Shtëpia hapet në dhomat e ndenjes në anën jugore dhe dhoma gjumi në veri, në një nivel më të lartë në mënyrë që të arrihet një ndjenjë e formës fluide dhe lidhjes me natyrën.

Shkallët prej guri çojnë në hyrjen e kësaj shtëpie, në krye të së cilës ndodhet një kopsht i jashtëzakonshëm japonez, i zbukuruar me gur të grimcuar.


Mu në hyrje të shtëpisë gjendet një dhomë e ndenjës me një lartësi mahnitëse dykatëshe dhe mure xhami që mbajnë një lidhje të vazhdueshëm me pjesën e jashtme, duke krijuar një ndryshim të përsosur të peizazhit me kalimin e stinëve.

Një pamje moderne në dhomën e ndenjes është bërë nga ndriçimi i theksuar me një veshje metalike, ndërsa pamjen tradicionale e bën një kaminë me dru. Mobiliet në këtë dhomë janë në kontrast me muret bardhë e zi duke plotësuar ndjenjën luksoze.

Një ndarje e madhe xhami zbulon shkallët që lidhin bodrumin, ku ka një banjë, një dhomë hobi dhe një garazh, me nivelin e parë dhe të dytë.

Dhoma e ngrënies dhe kuzhina kanë dy hyrje: njëra nga dhoma e ndenjes dhe tjetra nga dritaret rrëshqitëse me akses të drejtpërdrejtë në kopsht.

Dyshemetë në këtë dhomë janë krijuar nga druri i arrës dhe janë të vendosura në formën e një kocke peshku, ndërsa përdorimi i këtij materiali vazhdon në një nivel tjetër me një rregullim horizontal.

Duke ngjitur shkallët metalike, arrini në katin e parë, ku ka dhoma të destinuara për relaksim dhe kujdes personal.

Këtu ndodhet një zonë wellness me sauna, banjo dhe tualet, e lidhur direkt me tarracën ku ka një mini-pishinë me hidromasazh.

Dhoma kryesore e gjumit, e cila ndodhet në cep të nivelit të dytë, falë dritareve rrëshqitëse, mundëson rrjedhshmërinë e hapësirës duke u bashkuar me tarracën. Në skajet e kësaj tarrace, sikurse në hyrje, u shtua një gur dekorativ, duke krijuar një përvojë sinkronizuese të kopshtit Zen.

Muret e qelqit në kombinim me dekorimet prej druri, fasada prej guri, rrjedhshmëria dhe forma moderne karakterizojnë këtë shtëpi, e cila me të drejtë mund të quhet një oazë kënaqësie.

Radari.al