Një 67-vjeçare është gjendur pa shenja jete në lumin Vjosa. Bëhet e ditur se policia ka marrë një telefonatë rreth orës 09:15, për një trup të pajetë të gjetur në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur “Ish Parku”.

Viktima është identifikuar nga policia. Bëhet fjalë për një 67-vjeçare, banuese në Përmet e cila paraprakisht duket se nuk ka pasur shenja dhune.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Radari.al