Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar pasi kryebashkiaku socialist Qerim Ismailaj, është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme kundër krimit nën akuzën e falsifikimit të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit, ku nuk kishte deklaruar një dëmin në Greqi 21 vite më parë.

Braçe shkruan se dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës dhe po godet ata që kanë emigruar dhe kanë kërkuar pagën e tyre për punë e bërë.

“Edhe një herë, gangster nuk je kur emigron, punon si i tillë, kërkon të paguhesh për punën që bën. Poooo, faj është të kërkosh të paguhesh për punën që kë kryer edhe me forcë-nëse provohet e tillë. Por gangster në politikë nuk je! Gangster je kur: Emigron, punon në punë të pista duke ju dhënë krimit me gjithë fuqinë tende, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon drogë e armë, siguron të ardhura pa masë dhe kthehesh në vendin tënd ku, me ato para, ble këdo që merr vendim të të bëj udhëheqës politik, me ato para ble vota cep e më cep të territorit politik ku të kanë bërë Mbret! Dekriminalizimi për fat të keq po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës”, shkruan Braçe.

Radari.al