Monika rrëfeu gjatë së premtes momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Duke nisur nga prangosja e babait, e deri tek martesa, ardhja në jetë e vajzës edhe divorci.

Sot, gjatë një bisede, banorët e kanë pyetur nëse ka menduar një martesë të dytë. Aktorja iu përgjigj kësaj pyetje me një pyetje tjetër retorike: “Më thuaj ti, a e mendoj unë një martesë të dytë? Mendon ti se mund të martohem sërish?”

Më pas ajo sqaroi se do pranonte të dilte me dikë, por martesën nuk e do.

Kujtojmë se Monika ka qenë shumë e trazuar në shtëpi dhe e vuan shumë idenë se produksioni po e godet dhe po e nxjerr keq.

Ajo në një dialog me Ilirin, shprehu pakënaqësitë e saj ndaj Donaldit dhe produksionit.

Sa ke ti vite punë, ai ka jetë.Do të lutesha vetëm për 1 gjë Ilir, po ma dëgjo, ne nuk dua ta zëmë më në gojë atë njeri sepse dashje pa dashje ne e kemi bërë atë për 4 javë (i kemi dhënë vëmendje). Më vjen çudi sepse ne dëgjohemi 24 orë dhe kur shan ky një femër, kur ulëret ky cepave për shoqen e vet, nuk e kanë treguar. Nuk është treguar asnjë detaj i Donladit. Ai ka shkelur 3 rregulla bazë të kontratës: dhunën psiqike, ofendimin, bullizimin. Dje mua më tha e shëmtuar.Do ikësh ti më tha, jo unë, ty do të nxjerr.Jemi goditur shumë keq. Stop më dhe të shikojmë se çfarë do bëhet,- tha ajo.

Radari.al