Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më të dashura nga publiku. Si pasojë, ata kanë edhe shumë ndjekës në Instagram, prandaj nuk ngurojnë të ndajnë me ta momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Elita ka realizuar një mini-intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku vëmendje të madhe morën pyetjet rreth marrëdhënies me Gjikon.

“A ke takuar ndonjë ish-të dashur të Gjikos ndonjëherë?”, e ka pyetur një ndjekëse dhe Elita është përgjigjur “Po”.

Më tej, ajo është pyetur se a bëhet xheloze për ish-të dashurat e Gjikos dhe moderatorja ka thënë se nuk ka aspak arsye.

“Pse të jem xheloze për ish-të dashurat e bashkëshortit? Kur ai është bashkëshorti im, dashuria ime?”, u shpreh Elita.

Radari.al