Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e pranishme në komisionin parlamentar të Shëndetësisë ku foli për situatën e pandemisë në shkolla. Duke folur me shifra ajo tha se janë kryer 23 mijë testime në shkolla teksa bëri të ditur se në moshën 18-24 vjeç me një dozë janë vaksinuar 62 mijë individë.

“Mbi 23 mijë testime janë kryer në shkolla, përsa i përket vaksinimit që në 13 mars ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve. Kemi vijuar jo vetëm me vaksinimin në shkollë po dhe me vaksinimin në universitete. Deri më sot janë vaksinuar 28512 mësues, 22 195 mesues të shkollave fillore. Nga sot kemi filluar vaksinimin për grupmoshën 16+ dhe fëmijët 12+ që kanë rekomandimin nga mjeku dhe që janë me problematika. Ka nisur dhe doza booster, apo e tretë për grupmoshën plus 60 vjeç dhe paralelisht për personelin mjekësor që nis të vaksinohet me dozën e tretë. 18-24 vjeç me një dozë janë vaksinuar mbi 62 mijë individë”, bëri të ditur Manastirliu.

Përsa i përket transportit të shkollave dhe atij publik, ajo tha se “në funksion të zbatimit të rregullave janë strukturat e policisë, policisë bashkiake dhe ISHSH që monitorojnë këto masa sipas urdhrit dhe udhëzimit të ISHP”.

Radari.al