Një punonjës i Gardës së Republikës është vetëplagosur me armën e shërbimit. Policia bën me dije se 29-vjeçari është paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë shërbim shëndetësor pasi kishte marrë një plumb në trup prej armës së shërbimit.

Më pas, i riu ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen duke thënë se nuk e kishte qëlluar njeri, por është vetëplagosur në mënyrë aksidentale.

Aktualisht, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç,  punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Radari.al