Ka nisur mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku do të diskutohet për zgjatjen e afateve të vetingut.

Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për në datën 3 nëntor. Në fillim të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar shtyrjen e saj dhe marrjen në shqyrtim edhe të kërkesave të demokratëve për ndryshimeve në Kushtetutë më datë 3 nëntor, gjë që u kundërshtua nga Klotilda Bushka.

Ndërsa Gazment Bardhi tha se shtyrja kërkohet që të kenë mundësinë e një shqyrtimi. “Mund të prekë më shumë se sa një çështje, po kjo nuk nënkupton se do shqyrtojmë shtatë propozime për ndryshimet kushtetuese, dhe shtatë të ndara, se nuk ndërhyjmë shtatë herë në Kushtetutë, e për këtë arsye kërkojmë shtyrjen e kësaj mbledhjeje. Nëse doni ta vazhdoni vetëm, mund ta bëni, është e drejta juaj. Po nuk mund të na detyroni ne të shkelim rregulloren e Kuvendit”, tha Bardhi.

Radari.al