Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesë e Samitit për ndryshimin e klimës është takuar sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kreu i shtetit serb, përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup, ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqjen.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.

Radari.al