Bajram Qamo u përjashtua nga “Për’puthen” për shkak të përfshirjes në zënkën e Hysen Ramajt dhe Bruno Shemshos.

Mirëpo, pas largimit, ish-konkurrenti, i njohur nga të gjithë si Bajo, ka qenë i ftuar në emisionin “Expuls” në “Ora News”, ku ka zbuluar të pathëna nga programi.

Ai tha se ka pasur një histori me njërën nga vajzat e “Për’puthen 2”, me të cilën edhe ka bashkëjetuar, por nuk preferoi që të jepte emër.

“Kam pasur një “Love Story”. Kam dashur ta them, por nëse do e thosha te programi i “Për’puthen” kushedi çfarë do më ndodhte, nuk do kisha dalë.

Dy javët e para që unë kam hyrë në “Për’puthen” kam qenë akoma me atë. Kur ajo ishte në “Për’puthen 2” nuk kam qenë me atë”, tha ai.


Vajzat që morën pjesë në këtë program sezonin e kaluar ishin Sindi Loci, Ledjana Prenga, Shqipe Hysenaj, Tea Trifoni, Ana Kauri, Ana Lleshi, Melisa Lleshi, Antonela Berisha.

Mes gjithë këtyre emrave, Qamo tha në formë të prerë se me Sindin dhe me Shqipen nuk ka pasur asgjë.

Në program ai u shfaq shumë i afërt me Adën, me të cilën pati edhe takime, dhe u dallua për suprizat e dhuratat për të, mes tyre një buqetë më lule e një arush.

Radari.al