Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë edhe kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, ka shprehur rezervat e tij dhe pakënaqësinë për ritmin e punës së KPK dhe ONM, në lidhje me procesin e vetingut.

Xhafaj në fjalën e tij madje kërkoi që të bëhet një analizë dhe të adresohen edhe dyshimet e ngritura sidomos nga shoqëria civile në lidhje me vendimmarrje të caktuara gjatë procesit të vetingut.

“Duhet të ndërtojmë analizë cilat janë problemet reale. Cilat janë arsyet e vonesave, se shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin pse u vonua 5 vjet? Se nga vonesat në veting duhet pranuar është krijuar gjithë vonesat në ndërtimin e ngritjen e institucioneve të reja.

Tjetra garancitë që ky proces në vazhdim jep për të siguruar standartet e kërkuara, për integritetin e vendimmarrjes.

Doja garancinë që jep ritmi për ta përmbyllur këtë proces.

Tjetra, të kuptojmë cilat janë nevojat për instrumente shtesë e mbështetëse, për të përshpejtuar ritmin, këtu unë nënkuptoj dhe personalish jam i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK dhe vetë ONM në gjithë këtë proces.

Cilat janë garancitë që kemi për të pasur një ritëm më të mirë cilat janë? që mos vijmë prap pas dy vjetësh këtu e të themi e shtyjmë dhe një vit tjetër?

Cilat janë garancitë për të forcuar paanshmërinë e objektivitetin e vendimmarrjes?

Sot ka shumë diskutime për këtë cështje, ka dhe raste kur vihet në diskutim paanshmëria e disa vendimmarrjeve të KPK.

Është rasti për ta diskutuar këtë e të themi kemi nevojë për instumente që e forcojnë këtë? ONM duhet të na e thotë se ky ka qenë dhe roli i përfshirjes së saj në këtë proces.

Tjera garantimi i integritetit të komisonerëve. Unë bëj pjesë në ata njerëz që mendoj se komisioni i posacëm ka bërë një punë të jashtëzakonshme, por ama disa cështje që janë ngritur në mënyrë të vecantë nga shoqëria civile përmes adresimeve të ndryshme për integritetin e disa komisonerëve të vecantë kanë nevojë për vëmendje”.

Deklarata e Xhafajt u bë sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku po diskutohet nisma e mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të zgjasnin afatin e mandatit të organeve të vetingut.

Xhafaj tha se është e nevojshme që ky proces “të na cojë drejt një analize të plotë të situatës ku jemi”.

“Do nënkuptja së pari faktet konkrete të zhvillimit të këtij procesi, për të kuptuar ecurinë e këtij procesi. Pse duhen dy vjet e gjysme e jo tre vjet, së dyti cilat janë problematikat e shfaqura gjatë këtyre 5 vitve, pengesat që erdhën në fillim të procesit, ka një sërë faktorësëh, shumë mirë që ky debat ti shterojë, se është në interes të besimit të publikut, se mbi procesin janë hedhur shumë dritë hije“, tha Xhafaj.

Burimi: Javanews

Radari.al