Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në “Facebook”, ka shkruar në lidhje me ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi i cili u vra para dyqanit ditën e sotme.

Hoxha shkruan se: U munduam të shpëtonim të birin, sot në mëngjes, i vranë babanë te dera e lokalit. Pak më shumë se një vit më parë, Besnik Reçit ju bë atentat në Shëngjin.

Postimi i plotë:

Kronika e nje vrasje te paralajmeruar…
U munduam te shpetonim te birin, sot ne mengjes, i vrane babane te dera e lokalit.
Pak me shume se nje vit me pare, Besnik Reçit ju be atentat ne Shengjin.
Autoret, dy persona te hipur ne motorr dhe te maskuar me skafander si ne filma me mafia, tentuan ta ekzekutonin objektivin ne rrugen e mbushur me qindra pushues qe ktheheshin nga plazhi.
Ata demostruan haptazi se nuk kishin frike nga policia, vendi dhe ora qe zgjodhen e tregon qarte kete gje.
Madje nuk deshmuan pike meshire ndaj objektivit, pasi e qelluan ne prani te gruas dhe femijeve te tij te vegjel.
Pasi deshtuan ne tentativen e pare ne Shengjin, autoret treguan vendosmeri per te realizuar qellimin e tyre, duke e ndjekur objektivin dhe familjen e tij neper qytetin e Lezhes dhe me pas per 20 kilometra ne aksin kombetar Lezhe-Shkoder.
Ne fakt publikimin e pamjeve, e bera pasi pashe neglizhence te frikshme ne hetimin e kesaj ngjarje. Madje policia lokale shkonte deri aty sa aludonte se ngjarja mund te ishte inskenuar per te perfituar azil ne ndonje nga vendet e BE-se.
Publikimi i pamjeve te atentatit te deshtuar, deshmoi minimalisht se nuk kishim te benim me nje inskenim, por me nje ngjarje te vertete, e cila nese nuk hetohej seriozisht dhe nuk zbuloheshin autoret e atentatit, do te kishte pasoja te tjera.
Sot, babai i Besnikut, Xhellal Reçi, ish-efektiv policie mbeti i vrare ne nje tjeter atentat, para deres se biznesit te vet….

Radari.al