Procesi i fiskalizimit duket se nuk është mirëpritur sa duhet nga biznesi i vogël dhe i mesëm. Ulja e xhiros vjetore, ndikuar nga pandemia, ka bërë që në xhepat e tregëtarëve të ketë më pak para.

Shoqata e Biznesit ngre shqetësimin se ky proces ka kosto të larta, ndaj në shenjë proteste paralajmërojnë uljen e qepenave për të paktën 60 minuta.

Përveç kostove shtesë financiare, sipas drejtuesëve të shoqatës fiskalizimi është një proces mjaft modern i cili nuk kuptohet nga të gjithë.

Prej 1 shtatorit ka nisur faza finale e fiskalizimit, teksane dhjetë muajt  parë të vitit janërregjistruar mbi 43 mijë tatim paguesë si dhe janë lëshuar rreth 70 milionë fatura.

Radari.al