Ish- nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top News, Patozi thotë se opozita sot është në krizë të thellë dhe se ‘lufta civile’ siç e cilësoi mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha nuk ka qëllim të mirë.

Ai shton se kjo përplasje brenda PD, por edhe opozitës mund të prodhojë një rreze tjetër sepse nga përfshirja e aktorëve opozitarë mund të dalë diçka përtej qëllimit.

Ka gjithmonë vend për opozitë të re, por nuk jemi në ditën që një botë e re po lulëzim gërmadhash.

Opozita është në krizë shumë të thellë. Krizën më të madhe e ka PD, është në përleshje e luftë civile.

Qëllimi nuk është i mirë pse po zhvillohet kjo betejë. Secila palë ka qëllim të ruajë pronësinë e PD.  Mund të ndodhe që nga kjo përplasje që ka sjellë një turbullirë brenda PD, por edhe opozitës mund të prodhojë një rreze tjetër sepse përfshirja e aktorëve opozitarë mund të dalë dicka përtej qëllimit.

Opozitë e re apo bashkim i segmenteve të së djathtës?

Në një parti të vetme nuk duhet e as nuk ka mundësi. Nuk i duhem PD. Nuk ka vend për mua e njerëz si unë se PD ka degraduar. Se nuk ka qëllim të ndryshojë, por të qëndrojë siç është. Ne duam të ndryshojë, ajo s’do. Ne duhet të ruajmë profilin tonë. Mund të sjellë një shërbim vendit nëse zgjidh krizën e brendshme e më pas del në treg në kërkim të aleancave të tjera. Vetë nuk ia del ta rrëzojë pushtetin.

 Nëse do shoh shenjë pozitive është i gatshëm ti bashkohet një fronit opozitar. Ka shans të jetë një konfederatë, shumëngjyrëshe. Arkitekti i bardh e zisë që e ndan popullin është te foltorja”,u shpreh Patozi.

Radari.al