Policia e Krujës ka vënë në pranga shoferin e mjetit që përplasi për vdekje një 60-vjeçare pasditen e të dielës.

Ai u largua nga vendngjarja për tu arrestuar pak kohë më pas. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Fushë-Krujë- Tapizë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. Sh., 41 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin I. M., 60 vjeç, banues në Krujë, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, thotë policia.

Radari.al