Nipi vret xhaxhanë në Vlorë, dyshohet se më pas ka vrarë dhe veten.

Krimi ka ndodhur brenda një familjeje, fshatin Mekat.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se nipi dyshohet të ketë vrarë xhaxhanë dhe më pas edhe veten e tij.

Krimi në familje ka tronditur Vlorën! Sipas policisë dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhin dhe më pas edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat, ndërsa policia sqaron se vrasje është kryer me armë gjahu në banesën e viktimës.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

NJOFTIMI I POLICISE

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Radari.al