Një makinë policie u përfshi mëngjesin e së dielës në një aksident në Tiranë.

Automjeti i policisë, sipas raportimeve, u përplas me një shtyllë. Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia me të cilën mjeti lëvizte, por edhe lagështia në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Maternitetit të ri në Tiranë. Nga raportimet mësohet se efektivët që ndodheshin në mjet nuk janë dëmtuar.

Radari.al