Që kur u fol se do të fillonte Big Brother Vip, dilema më e madhe ishte se kush do ta prezantonte këtë Reality Show.

Arbana Osmani ishte pretendetja e parë dhe kryesore, duke qenë se ajo ishte prezantuesja e Big Brother Albania ndër vite.

Por, rruga e Arbana Osmanit nuk do të ishte aq e lehtë pasi do të përballej me  moderatoren tjetër të rëndësishme të Top Channel, Luana Vjollca.

Luana kishte shprehur ambicie për të qenë ajo moderatorja e Big Brother Vip dhe nuk kishte nguruar as që ta shprehte këtë gjë tek drejtuesit e Top Channel.

Gjendur përballë kësaj dileme, drejtuesit e Top Channel kanë bërë sondazhe për të kuptuar pëlqyeshmërinë e publikut dhe preferencën e tij mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës.

Pas sondazheve, duket se drejtuesit janë bindur dhe kanë vendosur që Big Brother Vip do prezantojë Arbana Osmani.

Siç ka raportuar Vip-magazine.al, ky vendim solli edhe largimin e Luana Vjollcës pas shumë vitesh nga ekrani i Top Channel.

Të premten ishte edhe nata më e forte që kur ka filluar Big Brother, pasi burime për Vip-magazine.al thonë se shikueshmeria e këtij Reality Show ka qenë në shifra rekord.

Sigurisht kjo e gjitha edhe falë Bora Zemanit, e cila u fut në shtëpinë e Big Brother Vip për të takuar shoqen e saj, Semin e më pas edhe Donaldin, takim ky që u mbyll me një shkëmbim puthjesh.

Ky sukses duket se nuk ështe pritur dhe aq mirë nga Luana Vjollca, e cila tashmë ka lançuar se po merret me nje projekt shumë të rendësishëm.

E ndodhur në Milano ajo ka bërë një video, duke ironizuar Arbana Osmanin. Në shumë video që bën Arbana Osmani në Instagram, fillimin e ka: Pëshëndetje “guys”, Hello guys.

Edhe ditën e premte, Arbana Osmani foli italisht me bashkëshorten e Ilir Shaqirit, e cila ështe italiane dhe u fut në shtëpi për të takuar atë.

Kjo është shfrytëzuar nga Luana Vjollca, e cila në nje video nga Milano ironizon moderatoren, Arbana Osmani.

Radari.al