Mbrëmja e së premtes në “Big Brother Vip” do të mbahet mend gjatë pasi momenti romantik mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ishte një ndër ata që rrallëherë ndodhin në televizion.

Madje dita e djeshme iu dedikua vetëm dyshes në të gjithë Shqipërinë, ku “Mirëmëngjes, Mirëdita, Mirëmbrëma dhe Natën e Mirë” iu kushtuan vetëm atyre, gjë që u përhap dhe nga personazhet e njohur të ekranit.

Ndërkohë ditën e sotme në “Fun Club” u diskutua pikërisht për këtë moment edhe puthjen e shumë komentuar të tyre, çiftit që ishin ndarë prej disa muajsh.

E ftuar në studio, Desara tha se shumë mund të dyshojnë se është show, por ajo që shohin sytë nuk të zhgënjen asnjëherë.

Këtë gjë e ka mbështetur plotësisht edhe Iva Tiço, e cila tha:

 “ASNJË SKENAR NUK MUND TA BËNTE ATË LLOJ SHKËNDIE”.

Nga ana tjetër, nuk u la pa u komentuar as raporti i Borës me shoqen e saj të ngushtë, Semin.

“DO E COJË QËLLIMIN E TIJ DERI NË FUND DHE BESOJ QË ËSHTË I KARIKUAR PËR MIRË. FUTJA E BORËS I KA DHËNË NJË SHTYSË QË TË LUFTOJË, MADJE EDHE SEMIT. ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË SOT QË TË KESH NJË SHOQE SHUMË TË MIRË DHE MENDOJ QË BORA E TREGOI SE ËSHTË NJË BASHKËSHORTE DHE SHOQE SHUMË E MIRË”, THA SUADA.

Radari.al