Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Elhaida Dani, rikthimi në Tiranë i së cilës bëri shumë bujë.

Një projekt i madh fshihej pas gjithë punës së artistes në vendin tonë.

Para pak ditësh ajo ka publikuar albumin e saj më të ri, të titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.

Së fundmi, për të folur për karrierën dhe jetën e saj personale, Elhaida ka qenë e ftuar në “Jonida’s Room”.

Në bisedë e sipër, ajo ka treguar se “crush-i” i saj i parë mes kolegëve ka qenë Ermal Fejzullahu.

 “KA QENË ERMAL FEJZULLAHU, SEPSE NË ATO VITE ERMALI MERRTE PJESË NË FESTIVALET SHQIPTARE DHE ISHTE SHUMË I FAMSHËM. UNË IA KËNDOJA TË GJITHA KËNGËT”, KA THËNË ELHAIDA DUKE SJELLË NË KUJTESË HITIN E ARTISTIT, “PËR NJË DASHURI”.

Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ ku foli për projektin e saj muzikor si edhe rrëfeu më tepër edhe për familjen dhe dashurinë.

Artistja ka treguar se fama ia kushtëzuar përherë jetën e saj private, por kjo është një rrugë të cilën e ka zgjedhur dhe dashur gjithmonë.

‘’ABSOLUTISHT SHUMË, FAKTI QË JETA IME ËSHTË TRE MUAJ NË NJË KONTINENT, TRE MUAJ NË NJË KONTINENT TJETËR NDIKON NË MUNDËSINË E TË PASURIT NJË JETË PRIVATE KONSTANTE POR E KAM NJOHUR JETËN TIME, E KAM KËRKUAR VETË KËTË LLOJ JETE E KAM DASHUR SHUMË DHE KAM PUNUAR PËR TA PASUR SA JAM NË NJË PIKË DHE E KAM KUPTUAR PARA DISA VITESH QË ËSHTË OK DHE PERSONI QË MË RRI NË KRAHË E DI SHUMË MIRË, DUHET TA DIJË SHUMË MIRË KËTË GJË, DUHET TA PRANOJË DHE DUHET TË DIJË SI TË KOMUNIKOJË EDHE TA BËJMË DIÇKA POZITIVE EDHE LARGËSINË TIME SHUMË INTENSE”, U SHPREH AJO.

Radari.al