Ceno Klosi do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Ai është emëruar në këtë post një muaj e gjysmë pasi ish-drejtoresha Delina Ibrahimaj u largua sepse kryeministri Rama i besoi karrigen e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Newsbomb.al mëson se më parë Ceno Klosi ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  • Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA 

klosi 450x450 1
Radari.al