Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Nartë të Vlorës pasditen e sotme.

Një 80-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht në një pus në oborrin e shtëpisë së tij e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00. I moshuari i cili ka ndërruar jetë është shtetasi me iniciale K.K.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Radari.al