Policia e Lezhës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ndërsa në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, ku u gjet droga e llojit kanabis sativa.

Policia thotë se menjëherë sapo mori informacionet se një person shpërndante drogë në lagjen “Gurra” në Lezhë nisi punën për kapjen e tij.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin B. Z., në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që  qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë,  shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin B. Z., në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit B. Z., 40 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Radari.al