Ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur foltoren e radhës në qytetin e Beratit, ku është pritur nga qindra sinmpatizantë.

Në këtë Foltore, ai është shoqëruar nga i përhershmi Flamur Noka, ndërkohë që i pranishëm është edhe ish-Presidenti Bujar Nishani, ish-deputetë Genc Pollo dhe Astrit Veliaj dhe shumë anëtarë demokratë.

Berisha ka akuzuar kryeministri Rama dhe qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet populli shqiptar, teksa nuk kanë munguar edhe akuzat për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili e përjashtoi ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Radari.al